Top Channel/ “Nuk na intereson…”!Prindërit e Ilarias flasin për letrën e autorit: Falja s’pranohet
11/04/2025 18:53

Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë në Romë, kanë reaguar sërish, duke komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson, i cili i kërkoi falje për krimin. Babai i Ilarias, Flamur Sula, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit me prejardhje nga Filipinet dhe tregon gjithashtu bisedën që pati me të në komisariat. “E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh si fillim babai i 22-vjeçares së vrarë. Për ditë të tëra familja shpresonte që vajza të kthehej në shtëpi, por dyshimi se diçka e keqe kishte ndodhur i pushtoi menjëherë. Ata e kuptuan menjëherë se nuk ishte ajo që dërgonte mesazhe dhe bënte ato postime në Instagram. “Po të ishte ajo, çfarëdo që të bënte, mirë apo keq, do të na kishte thënë. Ajo në fakt do të na telefononte, jo do të na dërgonte një mesazh apo të postonte në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet e telefonit të saj”. Më pas, nëna e Ilarias, Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare. “Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”. “Nuk e prisnim letrën në këtë moment. Ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk është e lehtë ta harrosh”, shtoi Flamur Sula.

Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27