Talebanët i bënë thirrje lufëtarëve të grumbulluar në bastionin e Lugines së Panjshirit të ulin armët, e kjo pikërisht në kohën kur lëvizja opozitare arriti të zbrapsë disa sulme të ashpra të tyre. Lugina e rrethuar nga malet, e ndodhur 80 km në veri të Kabulit, është kthyer në xhepin më të rëndësishëm të rezistencës për grupet e armatosura anti-talebane.