Avokati i Ergys Agasit, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij. Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen. Haxhia tregon çfarë ndodhi në takimin e sotëm dhe flet për pretendimet e Agasit, i cili sipas tij, pretendon se nuk ka prekur financat publike, pasi nuk ka mbajtur funksione me fuqi për të tilla ndërhyrje.