Top Channel/ Nuk ka fund konflikti, Izraeli rrafshon shtëpinë e liderit të Hamasit!
16/05/2021 15:28

Ofensiva izraelite nuk ka të ndalur, e sipas kryeministrit të shtetit hebre, Benjamin Netanyahu fushata aktuale kundër militantëve palestinezë "do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet" , pavarësisht thirrjeve për qetësi nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara. “ Do të vazhdojmë t`u përgjigjemi me forcë sulmeve me raketa”, tha Netanyahu duke zbehur kështu shpresat e një fashitjeje të konfliktit që po hyn në ditën e tij të shtatë. Në shënjestrën e sulmeve ajrore izraelite përfundoi së fundi dhe shtëpia e vetë liderit politik të Hamasit, Yahya Sinëar. ushtria izraelite publikoi pamjet filmike të momentit kur bomba shënjestron dhe shkatërron ndërtesën. vetëm mëngjesin e së djelës, numëroheshin të paktën 26 viktima në Gaza. militantët palestinezë u përgjigjën me raketa, që i detyruan izraelitët në zonat kufitare të vraponin nëpër strehime. teksa pritet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bota sheh e alarmuar përshkallëzimin e situatës në territoret palestineze, i cili ka sjellë dhunën më të ashpër në këto zona që prej vitit 2014. pamjet e ndërtesës shumëkatëshe në Gaza ku ndodheshin zyrat e agjensive Associated Press dhe Al-Jazeera e që u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite të shtunën, u përhapën me shpejtësi në internet. Al-Jazeera vazhdoi të transmetonte sulmet ajrore ndërsa ndërtesa u shemb, duken thënë se ajo nuk do të heshtë deri në fund, ndërsa drejtori ekzekutiv i AP, Gary Pruitt tha se organizata e lajmeve ishte "e tronditur dhe e tmerruar" nga ky sulm të cilin e përshkroi si një paralajmërim nga Izraeli. Bombardimet po rrezikojnë dhe selitë e huaja diplomatike, e vetë ambasada shqiptare në Izrael tha më herët se ka pasur goditje raketash edhëe në afërsi të zyrave të saj. që prej fillimit të luftimeve, 174 persona kanë humbur jetën në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29, ndërsa në Izrael janë vrarë 10 vetë, ndër të cilët dy fëmijë.

Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34