Prej 122 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përsëritet thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe pas katër muajsh në shesh, protestuesit theksojnë se nuk dorëzohen. Thirrja kryesore edhe në protestën e 122 ishte për studentët, por edhe qytetarët e tjerë, që të bashkohen në shesh. Nga sheshi i protestës, organizatorët kujtuan kërkesat e tyre për dorëheqjen e politikës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pas fjalimeve poshtë Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të Tiranës me thirrjet kundër politikës.