Interesat nuk mjaftuan për të kapërcyer ndasitë gjatë vizitës së shkurtër e të tensionuar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Berlin. Ai dhe kancelari gjerman Olaf Scholz shfaqën qëndrime krejtësisht të kundërta mbi luftën e Izraelit dhe Hamasit, dhe asnjëri nuk qe i gatshëm të tërhiqej nga pozicioni i vet.