Top Channel/ “Nuk do të dorëzohemi”, Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat
18/06/2025 22:39

Presidenti Donald Trump i ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të ashpër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi ky i fundit deklaroi se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë” në përballjen me Izraelin. “Unë i them paç fat,” u shpreh Trump për CNN nga Shtëpia e Bardhë. I pyetur se kur ‘do i soset durimi’ me Iranin, Trump u përgjigj prerë: “Durimi ka mbaruar, prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.” Trump duket se po tregohet gjithnjë e më i hapur për të përdorur forcën ushtarake amerikane për të goditur objektivat bërthamore iraniane, ndërsa po humbet besimin te zgjidhja diplomatike për përshkallëzimin e konfliktit me Izraelin. Presidenti amerikan tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e lavdëruar për menaxhimin e situatës. I pyetur nëse ka marrë një vendim për ndërhyrje ushtarake në Iran, Trump u tregua i paqartë dhe enigmatik: “Ju nuk e dini nëse do ta bëj apo jo. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” tha ai, ndërsa ndodhej në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për të ngritur një flamur të ri. Trump shtoi se Irani tashmë “është në telashe të mëdha” dhe se po kërkon negociata, por sipas tij është “shumë vonë.”

Top News – Protestë kundër reformës. Bashkitë që shkrihen tubohen para deputetëve te Kryesia
05/10 14:21
Top News – Zhvatën rreth 5 mln euro. Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për grupin e Bruno Çobos
05/10 14:20
Top News – “Lotët e nënës time..”/ U shfaq në videot intime, këngëtarja ‘shpërthen’ ndaj Adi Hilës
05/10 13:58
Top News – Përdhunoi të miturat. Arrestohet 67-vjeçari, ekstradohet nga Brazili
05/10 13:55
Top Channel/ Vrau dy vëllezër në 97’, i ekstraduar nga SHBA mbërrin në gjykatën e Fierit Sokol Hoxha
05/10 13:53
Top News – Shqiptarët harxhojnë me pak energji/ Krahasimi me rajonin, shifrat-Lëmë pas vetëm Maltën
05/10 13:47
Top Channel/ Kapet me mbi 1 kg kanabis dhe kokainë në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
05/10 13:40
Top Channel/ Begaj me magjistratët e rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur
05/10 13:38
Top Channel/ /Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar, duhet…
05/10 13:36
Top Channel/ ‘E keni përdhunuar gjykatën’, Strazimiri:Reformë me katër nene vetëm ju mund të bëni
05/10 13:35
Top Channel/ Lojëra fati në lokal, arrestohen 2 persona dhe procedohen 16 të tjerë
05/10 13:35
Top Channel / Vlorë, shtohen degë të reja. “Ismail Qemali” hap programin e Doktoratës në Matematikë
05/10 13:22
Top Channel / Gjirokastra më shumë studentë, maturantët interes për Infermierinë dhe Ekonomikun
05/10 13:21
Top Channel / Durrësi ka më shumë studentë, e zgjedhin 1800 studentë të rinj, 100 më shumë se vjet
05/10 13:21
Top Channel/ 953 studentë të rinj në Shkodër. Mjekësia dhe Edukimi Fizik me 100% të kuotave
05/10 13:20
Top Channel/ Infermieria dega e preferuar, “Universiteti Aleksandër Xhuvani” nis vitin akademik
05/10 13:20
Top Channel/ Korça me 510 studentë të rinj. Mbyllet një program arsimor, 3 të tjerë nuk aktivizohen
05/10 13:20
Top Channel / Universitetet hapin dyert. 120 mijë studentë, 20 mijë për herë të parë në auditor
05/10 13:19
Top Channel / Votohet ligji për Specialen. Qytetarët protestojnë para Kuvendit të Kosovës
05/10 13:19
Top Channel/ I dolën videot seksuale me Hilën, këngëtarja rrëfen çdo gjë: Ai s’ndalet, më gjeti kur…
05/10 13:08