Banka e Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5 për qind. Vendimi vjen në një kohë kur inflacioni vijon të mbetet pranë objektivit të bankës, ndërsa ekonomia shqiptare shfaq ritme të qëndrueshme rritjeje. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.