Top Channel/ “Një Vatikan brenda Tiranës” , Rama për NYT: Shtet sovran për bektashinjtë!
21/09/2024 14:47

“Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj”: Në një artikull të gjatë, prestigjozja New York Times rrëfen në detaje nismën që ka befasuar autorin e shkrimit, Andreë Higgins. Bëhet fjalë për një enklavë të stilit të Vatikanit që do të qeveriset nga bektashinjtë, thotë ai, të paktën kjo është shpresa e klerikut që përgatitet ta drejtojë, Edmond Brahimaj i njohur si Baba Mondi, udhëheqësi kryesor i Bektashinjve, një rend sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri thekson artikulli. Nëse gjithcka shkon sipas planit, shteti më i vogël i botës do të lejojë alkoolin, do t`i lërë gratë të veshin cfarë të duan dhe nuk do të imponojë asnjë rregull për stilin e jetesës. “Zoti nuk ndalon asgjë, prandaj na e ka dhënë mendjen”, shprehet Baba Mondi në intervistë, duke shpjeguar se si synon të udhëheqë në copën e tokës prej 11 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e tij. “:Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi”, shton ai. Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegoi për median e njohur se ka ndërmend t`i shpallë në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi. Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t'u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Qëllimi i shtetit të ri, sic sqaron ai, është promovimi i një versioni tolerant të Islamit me të cilin Shqipëria krenohet. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” shprehet Rama. Një mikroshtet i moderuar islamik, për kryeministrin do të dërgonte mesazhin: "Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët". Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi në lindje të Tiranës. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut, nënvizohet në shkrim. Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, thuhet më tej, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë, dhe kjo do të duhet të miratohet nga Parlamenti.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15