Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë. I humbur është Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeç. E afërmja e tij tregon për Top Channel se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.