Të dhënat e përftuara nga sonda robotike InSight e NASA-s tregojnë se nën sipërfaqen e Marsit mund të ketë një depozitë gjigande uji, e nuk është fjala vetëm për akull, por edhe për ujë normal. Një analizë e re e informacioneve të siguruara nga misioni i Agjencisë Amerikane të Hapësirës që synonte regjistrimin e aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq, tregon se Marsi është ende gjallë dhe se ujin atje nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, apo të ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar.