“Jemi profesion në zhdukje, fëmijët e mi i nxis të shkollohen ku shohin perspektivë”, tha Tiku, tornitori gjysmëshekullor. Ofiçinën e tornitor Tikut, që ndodhet në periferi të kryeqytetit, e njeh “gjysma e Tironës”, siç na thotë vetë ustai. “E kam nisur këtë punë që në vitin 1976, në “Uzinën Enver”, sapo mbarova klasën e tetë. E mora me shumë dëshirë dhe u dashurova me këtë profesion. Tjetër zanat nuk di të bëj, përveç tornos. Po bëj gati 50 vjet, gjysmëshekulli.