Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03/2026 19:52

Një ditë pas protestës, Sali Berisha mblidhi foltoren në kryeqytet para Kryeministrisë, aty ku u hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike. Berisha tha se kryengritja ishte paqësore, dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lideri i opozitës tha se “ne nuk marrim pushtet me dhunë”. “Ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”-tha Berisha. Kryedemokrati shtoi se opozitës po i ndalohet fjala dhe interpelancat në Parlament. “Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj. Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament. Ky rol është zero. Është zero. Është zero. Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. 7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament. Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament. Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve. Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament”-tha Berisha.

Top Channel/ “Suksesin do e masim me biznese që rriten” Rama: Investoni te njerëzit tanë
26/11 18:02
Top Channel/ Kryeministri, Edi Rama: Ekonomia shqiptare u trefishua në 12 vite
26/11 18:00
Top News-Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend/PS me disa ndryshime, PD: Duart në xhepat e qytetarëve
26/11 17:42
Top Channel/ Blushi: Do respektoni vendimin e Kushtetueses apo do ligjëroni një akt të rrëzuar?
26/11 17:33
Top News – Zbardhet vrasja e ish policit në Shkodër. Autori u ndalua edhe për një atentat në Lezhë
26/11 17:32
Top Channel/ Deputetja Çaushi: Doktor, mos i përdor shqiptarët për ambiciet e tua politike
26/11 17:25
Top Channel/ Deputeti Igli Cara: Rama nxit konflikt mes protestuesve dhe bizneseve
26/11 17:24
Top Channel/ Deputetja, Aliolli: Gjobat nuk zgjidhin asnjë problem e qytetarëve që dalin në rrugë
26/11 17:05
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Ligji për tubimet ‘ndez’ Kuvendin/ PS e PD harrojnë buxhetin, debate për aktin normativ
26/11 16:19
Top Channel/ Deputeti Luan Baçi: Protesta është e drejtë e qytetarëve, akti normativ i turpshëm
26/11 16:17
Top Channel/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho, rrëzon kërkesa për sekuestro vilës
26/11 15:24
Top News – PS nxjerr te opozita Spiropalin. Pas përjashtimit i ndryshon vendin në sallën e seancave
26/11 15:23
Top News- Shiste drogë pranë shkollave/Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër
26/11 15:23
Top Channel/ 114 vjet nga pavarësia e Tiranës, patriotët ngritën flamurin në Tiranë përpara Vlorës
26/11 15:23
Top News – Burrë e grua pastronin paratë e drogës, SPAK çon për gjykim dosjen me 10 të akuzuar
26/11 14:49
Top News – “Kryeministri nuk është specie në zhdukje”, Alizoti për aktin normativ ndaj protestuesve
26/11 14:42
Top Channel/ Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri
26/11 14:36
Top News – 100 orë punë në komunitet. GJKKO dënon kryebashkiakun për blerje votash në 11 maj
26/11 14:30
Top News – ‘Niko, a dëgjon nga veshi i majtë?!’. Korreshi përplaset me Peleshin
26/11 14:16