Reshjet e shiut kanë rritur në nivele të rrezikshme lumin Vjosë. Gjatë mbrëmjes lumi Vjosë ka shkuar në 7,2 metra niveli, në zonën e Novoselës. Kjo cilësohet edhe si pikë kritike. Aktualisht 11 familje që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit janë larguar nga banesat. Situata është duke u mbajtur nën monitorim tha kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli.