Sot është dita e dytë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë për rritjet e çmimeve. Dhjetëra protestues janë mbledhur për të kërkuar që të hiqet taksa e naftës në mënyrë që të ulen çmimet e produkteve të tjera. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në orën 18:30 do të jetë live në Facebook për të komunikuar me ndjekësit, por protestuesit kërkojnë që të flasë me ta sepse janë aty.