Ka nisur edhe në qytetin e Vlorës protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe të rinj dhe qytetarë të qytetit. Protestuesit janë nisur nga zona e Skelës, pranë Universitetit “Ismail Qemali”, dhe po marshojnë përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, në drejtim të qendrës së qytetit.