Top Channel/ Nis gjyqi për Donald Trump, i pari proces penal kundër një ish-presidenti amerikan
15/04/2024 22:58

Në New York nisi të hënën përzgjedhja e jurisë për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai akuzohet për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat dhe për të siguruar heshtjen e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të. Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg. Ai po ndjek procedurat nga pozita e të pandehurit, ndërsa gjyqi mund të mbahet katër ditë në javë, për rreth një muaj e gjysmë. Trump, i cili ka shërbyer si president prej fillimit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2021, ka kritikuar vazhdimisht proceset penale ndaj tij. Javën e kaluar në platformën e tij sociale “Truth Social” ai shkruante se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në vend dhe se ai po detyrohej të ulej të hënën përpara një gjykatësi të korruptuar e që e urrente pa fund atë. Trump është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, gjë që me gjasë do ta pengojë atë të vazhdojë fushatën për zgjedhjet e nëntorit, për një periudhë të madhe kohore. Donald Trump po përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes në 2020 ndaj presidentit aktual Joe Biden. 77-vjeçari akuzohet për fshehjen e një pagese 130 mijë dollarëshe bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve të 2016-ës, me synimin për të siguruar heshtjen lidhur me pretendimet e kësaj të fundit, për një marrëdhënie jashtëmartesore. Pamjet: AFP

Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
DIGITALB DIGITALB