Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon t`i japë një shtysë të re procesit të ngecur të zgjerimit të BE-së. Mes një mungese avancimi të pranimit të Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës e Kosovës në bllokun europian, kryediplomati gjerman po ndjek një taktikë të re: Ai po nxit Kroacinë, vendi i fundit që iu bashkua unionit në 2013-tën, të luajë një rol kyç në këtë drejtim.