Shqipëria e mbylli tremujorin e dytë të vitit 2026 me një bilanc pozitiv në energji. Prodhimi vendas u rrit ndjeshëm, importet ranë dhe eksportet u shtuan. Por shifrat e prill-qershorit tregojnë vetëm një pjesë të ecurisë së prodhimit. Vetëm pak javë pas përfundimit të këtij tremujori të favorshëm, thatësira dhe temperaturat e larta kanë rikthyer nevojën për blerje energjie nga jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës prill-qershor prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti në 2 mijë e 361 GWh, me një rritje prej 34.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa konsumi arriti në 1 mijë e 619 GWh, ose 6.2% më shumë se një vit më parë