Në Meshën e Kanonizimit për Shën Terezën më 4 shtator 2016, Papa e quajti përcjellëse të mëshirës hyjnore që ndriçon errësirën që na rrethon. Misioni i saj vuri në dukje Ati i Shenjtë, “mbetet dëshmi e afërsisë së Zotit me më të varfrit”. Në 5 shtator, Kisha Katolike feston Shën Nënë Terezën, datën që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta. Misionaret e Bamirësisë e kremtojnë këtë ditë me agjërim dhe lutje.