Në Vlorë është zhvilluar sot një aksion masiv për pastrimin e zonës bregdetare, dhe pyllit të Sodës në prag të sezonit turistik. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me synimin për të nxitur ndërgjegjësimin qytetar dhe për të promovuar vullnetarizmin.