Top Channel/ Në Maj eksportet shqiptare u tkurrën, ndikon forcimi i lekut, importohen ushqime
18/06/2024 19:49

Eksportet e mallrave janë tkurrur sërish në muajin maj, pas një gjallërimi që pësuan në prill. Trendi i tkurrjes që vijon që nga fillimi i vitit ka vijuar dhe këtë muaj ndërsa vlera e tyre arriti në 35 miliard lek 12.4% më pak se një vit më parë. Nga krahu tjetër edhe importet në vlerën e 79 miliardë lekëve erdhën me 1.6% tkurrje. Kjo ka bërë që të rritet deficit tregtar me më shumë se 8.9%, ndërsa gjithnjë e më shumë mallrat e importit po mbushin tezgat shqiptare ndikuar edhe nga favorizimi i forcimit të lekut. Në një krahasim nga fillimi i vitit, importet janë dyfish më të larta në vlerë se eksportet, ndwrsa diferenca nga njw vit mw parw u thellua me 18.9%. Për muajin maj grupi që pësoi tkurrjen më të madhe ishin tekstilet dhe këpucët. Sektori fason tashmë ka hyrë në një spirale krize, që u përkeqësua edhe më tej nga forcimi i lekut. Ndërkohë për majin edhe eksporti i fruta -perimeve, grupi performues i mirë i vendit në vitin e kaluar, u tkurr me 2.7%. Ndërsa në muajt e parë pati rritje të fortë në sasi, tashmë edhe shitjet janë ngadalësuar tregon INSTAT. Të gjithë grupet e tjera kanë ardhur gjithashtu me tkurrje përveç mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Ndërkohë sa i përket mallrave që kanë hyrë në Shqipëri, rritje në krahasim me një vit më parë ka pësuar grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike. Përveç tyre, sektori i ndërtimi ka nxitur edhe importin e materialeve të ndërtimit dhe metaleve si dhe makinerive dhe pajisjeve. Sa i përket partnerëve tregtarë gjatë majit Shqipëria rriti ndjeshëm eksportet drejt Kosovës dhe Kinës, por i uli ato drejt Italisë dhe Greqisë. Ndërkohë në maj më shumë mallra vendi ka marrë nga Turqia dhe Greqia, ndërsa ka ulur volumin me Italinë dhe Kinën.

Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19
Top Channel/ Aplikimet për subvencione! 70 mijë fermerë bënë kërkesë
08/06 12:08
Top Channel/ Turizmi shton bizneset në Vlorë! Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë
07/06 12:24
Top Channel/ Shtohet me 20% numri i turistëve individualë, praktikë e europianëve
07/06 12:22
Top News – Bizneset presin ‘Paqen fiskale’. 47 mln euro detyrime në maj, Tatimet: Paguajini tani!
02/06 21:20
Top Channel/ 4.7 miliardë lekë borxh në tatime, Drejtoria e Përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet
02/06 19:44