Shqipëria po vendos rregulla të reja për platformat online. Qeveria ka hedhur për konsultim public projektligjin ‘Për Shërbimet Digjitale’, i cili përafron legjislacionin shqiptar me Aktin Evropian për Shërbimet Digjitale. Me këtë ligj, platformat si Facebook, Instagram, Tik-Tok apo tregjet online do të kenë më shumë detyrime për të mbrojtur përdoruesit dhe për të luftuar përmbajtjet e paligjshme.