Top Channel/ Në Gaza hyjnë ndihmat e para. Vijojnë negociatat me Hamas për lirimin e pengjeve
21/10/2023 21:20

Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane me ushqime, ilaçe dhe ujë, hyri në Rripin e Gazës të shtunën nga pikëkalimi i Rafahut në kufirin me Egjiptin. "Këta kamionë duhet të lëvizin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt nga Egjipti në Gaza," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një takim të nivelit të lartë në Kajro. Pas hyrjes së dihmave reagoi edhe sekretari amerikan i shtetit entony Blinken i cili falënderoi Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për lehtësimin e tranzicionit. Megjithatë, sipas asaj që raporton korrespondenti i Al Jazeera, ushtria izraelite nisi një bombardim të rëndë në Rafah. Sekretari amerikan kërkoi të mbante vendkalimin hapur për të lejuar kalimin e vazhdueshëm të ndihmave Kamionët po qendronin prej disa ditësh pranë Rafahut në pritje të hapjes së kufirit për të transportuar ndihma për më shumë se 2 milionë banorët e Gazës. Kjo ishte hera e parë që lejohet hyrja e ndihmës në Gaza që kur Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë bombardimesh dhe një bllokadë totale të Gazës. Më shumë se 4000 palestinezë janë vrarë. Izraeli ka paralajmëruar për një ofensivë nga toka. Programi Botëror i Ushqimit tha se tre nga kamionët e tij me ushqime të nevojshme ishin pjesë e autokolonës. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte dërguar katër kamionë me paisje mjekësore për në Gaza. Pas lejimit të ndihmave thuhet se vijojnë kontaktet e vazhdueshme" me ndërmjetësit arabë, Egjiptin dhe Katarin, për lirimin e pengjeve të tjera civile. Dy pengjet e para të liruara ishin dy shtetase amerikane, nënë e bijë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10