Top Channel në frontin e konfliktit! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi
20/06/2025 19:27

Ndërsa tensioni mes Izraelit dhe Iranit hyri sot në javën e dytë, Top Channel zbarkoi në frontin më të ri të konfliktit ku janë drejtuar sytë e gjithë botës, duke ndjekur nga afër përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja… Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, tregon për udhëtimin e vështirë për të hyrë në Izrael nga Jordania. “Sapo kemi vulosur në doganën e Jordanisë dhe po largohemi drejt Izraelit. Ishte një udhëtim që zgjati disa orë, një udhëtim i vështirë dhe mbi të gjitha hasëm disa postblloqe nga ushtria jordaneze, që na shihte me dyshim dhe na pyesnin herë pas herë, përse shkojmë në Izrael. Tani jemi shumë pranë hyrjes në Izrael. Pas meje, ka dhe qytetarë të tjerë që presin të hyjnë nga Jordania në Izrael, duke se kjo pikë funksionon, doganat e tjera jo… Tani kaluam kufirin, ndodhemi në territorin e Izraelit, jemi në pritje për të avancuar drejt Izraelit. Hyrja ishte e vështirë pasi autoritetet kërkuan shumë procedura. Ekipi ynë i xhirimit mund të nisë tashmë zyrtarisht mbulimin e luftës Izrael – Iran”.

Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50