Pas 15 vitesh taksa e qarkullimit mund të hiqet nga çmimi i naftës dhe benzinës teksa qeveria vendos ta përfshijë këtë ndryshim në paketën fiskale të vitit 2027. Nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.