Liqeni i Komanit, një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë dhe më të vizituara, po përballet prej ditësh me një situatë të rëndë prej ndotjes. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndodhet në Koman këtë të premte, ku KESH ka nisur punën për pastrimin e liqenit nga mbetjet.