Universiteti i Tiranës ka miratuar sistemin software antiplagjiaturë Turnitin për përdorim institucional. Me vendim të senatit akademik dhe firmën e rektorit Artan Hoxha është hartuar në shkurt të 2026 edhe rregullorja për parandalimin e plagjiaturës, ku përvec masave për pedagogët, një filtër në punimet akademike do të ketë edhe për studentët.