Në ditën e tretë të përshkallëzimit të protestave në Tiranë, ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të ndalet dhuna dhe shprehin gatishmërinë për të ofruar ndihmë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri deklaron se është e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e dialogut mes palëve.