36 drejtues mjeti janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv të mbetur në tentativë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se këta persona kanë tentuar t’i ofrojnë policisë së Shtetit ryshfet. Sipas tij, lufta kundër këtij fenomeni po intensifikohen, ndërsa i ka kërkuar qytetarëve dhe mediave të denoncojnë raste të tilla.