Prej dekadash fermerët në Sri Lanka kanë qenë mbështetja kryesore e klanit të fuqishëm politik në pushtet Rajapaksa. Por sektori bujqësor i vendit është goditur rëndë nga ndalimi i fertilizuesve që u vendos nga qeveria vitin e kaluar, që solli dështimin e prodhimit dhe krizen e urise. Mes krizës së rëndë ekonomike fermerët i janë bashkuar protestave duke kërkuar largimin e Rajapaksave në pushtet. Dështimi erdhi pasi presidenti i vendit ndaloi vjet importet e kimikateve bujqësore në një tentativë të dëshpëruar për të evituar falimentimin, shkruan rrjeti AFP. Nisma u portretizua fillimisht si nxitja që Sri Lanka të bëhej kombi i parë me bujqësi krejtësisht organike.