Financimi i NATO-s do të përbëjë boshtin e samitit të ardhshëm të aleances në Vilnius të Lituanisë, së bashku me së bashku me zgjerimin e saj dhe garancitë për sigurinë. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, pohuan se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje .