Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani e cila po i drejtohej hapësirës ajrore të Turqisë u shkatërrua nga sistemet kundëraujrore të NATO-s të ndodhura në Mesdheun Lindor. Në njoftimin e ministrisë sqarohet se raketa u zbulua pasi kaloi mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.