Top Channel/ NATO në alarm, Ministrat e Jashtëm mblidhen në Suedi, fokus trupat amerikane e Ukraina
22/05/2026 22:23

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po zhvillojnë një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë, në një moment tensionesh të forta ndërkombëtare dhe pasigurie për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Në fokus të diskutimeve janë mbështetja për Ukrainën, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes së aleancës dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes SHBA-së dhe disa vendeve evropiane. Takimi u hap në kështjellën Sofiero me pjesëmarrjen e kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe mbretit Carl XVI. Fillimisht, synimi kryesor ishte përgatitja e samitit të NATO-s që do të mbahet në fillim të korrikut në Ankara, por zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe planet e Uashingtonit për tërheqjen e pjesshme të trupave nga Evropa kanë ndryshuar prioritetet e axhendës. Një nga çështjet më të diskutuara është vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr rreth 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania. Vendet evropiane kërkojnë sqarime nëse bëhet fjalë për një tërheqje të vërtetë nga kontinenti apo vetëm për një riorganizim të forcave drejt krahut lindor të NATO-s, kryesisht në Poloni. Komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Alexus Grynkewich, ka deklaruar se numri i trupave do të mbetet i pandryshuar, ndërsa sekretari i përgjithshëm Mark Rutte ka siguruar se aftësia mbrojtëse e aleancës nuk do të preket. Para mbërritjes në Suedi, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio lëshoi deklarata të forta ndaj aleatëve evropianë. Ai tha se SHBA-ja është “shumë e zhgënjyer” nga NATO dhe nga mungesa e mbështetjes së disa vendeve anëtare për operacionet amerikane kundër Iranit. Rubio kritikoi veçanërisht refuzimin e disa shteteve, si Spanja, për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake amerikane. Sipas tij, anëtarësimi në NATO duhet të sjellë përfitime konkrete për SHBA-në dhe në të kundërt vihet në pikëpyetje vetë vlera e aleancës. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul deklaroi se Gjermania është e gatshme të marrë një rol më të madh drejtues brenda NATO-s, duke theksuar nevojën për një shpërndarje të re të barrës ushtarake dhe financiare mes vendeve evropiane. Një tjetër temë e rëndësishme mbetet Ukraina. Aleatët po diskutojnë jo vetëm vazhdimin e ndihmës ushtarake, por edhe mundësinë që Evropa të marrë një rol më aktiv në negociatat e ardhshme për armëpushim apo paqe, në rast se SHBA-ja zvogëlon angazhimin e saj. Propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për një rol negociator të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder u refuzua për shkak të konfliktit të interesit. Ndër emrat e përmendur si figura të mundshme ndërmjetësuese është edhe presidenti finlandez Alexander Stubb, i cili ruan marrëdhënie të mira si me Perëndimin ashtu edhe me administratën Trump. Në Helsingborg po diskutohet gjithashtu edhe për sigurinë e ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë. Nën drejtimin e Francës dhe Britanisë së Madhe, disa vende evropiane po përgatiten për një mision të mundshëm sigurie në rajon. Gjermania ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë pjesë me anije për pastrimin e minave detare, por vetëm nëse situata stabilizohet dhe ekziston një mandat ndërkombëtar. Takimi në Suedi konsiderohet një test i rëndësishëm për unitetin e NATO-s, në një kohë kur aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta në Ukrainë deri te tensionet në Lindjen e Mesme dhe debatet për rolin e ardhshëm të SHBA-së në Evropë.

Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53
Top News – ‘Do të shkaktonin dëme të mëdha’ / Britania në alarm, komploti u zbulua nga një fermere
28/09 11:52
Top News – Hiri vullkanik mbyll aeroportin / ETNA nuk ndalet, shpërthen prej tre ditësh radhazi
28/09 11:52
Top News – ‘Love story’ mes Kinës dhe SHBA-së / Ulin tarifat për mallra me vlerë 60 miliardë dollarë
28/09 11:40