NATO njoftoi se do të ulë numrin e trupave të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, duke e argumentuar këtë lëvizje me përmirësimin e situatës së sigurisë në vend. “Rrethanat aktuale ofrojnë mundësinë për të optimizuar më tej madhësinë dhe praninë e KFOR-it,” deklaroi gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i Forcave Aleate të NATO-s në Europë.