Kurdët e konsiderojnë “thikë pas shpine” marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë që i hapi dy vendeve nordike rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Bashkë-kryetari i Kongresit Kombëtar të Kurdistanit, Ahmed Karamush e cilëson këtë pakt “një tradhëti ndaj luftës së popullit kurd për paqen dhe lirinë, si dhe për të drejtat e tyre kombëtare.