Turma të mëdha ishin mbledhur sot në rrugët e Mumbai për paradën tradicionale që shënon Vitin e Ri në shtetin perëndimor Marashtra. Gra në motoçikleta, këngëtarë e kërcimtarë, morën pjesë në paradën e Indisë perëndimore për ditën e parë të vitit të ri vendas. Parada e njohur si "Gudi Padva" celebrohet nga komunitetet Marathi e Konkani në nder të Lordit Brahma, krijuesit të universit, sipas besimit Hindu.