Suedia është përfshirë nga moti i keq, me shira të dendur që ka shkaktuar dëme të shumta. Stuhia ka rrëzuar një tren, ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar. Ata u dërguan në spital për të marrë trajtimet mjekësore. Treni i pasagjerëve, i cili transportonte rreth 120 persona, ishte nisur për në qytetin e Sundsvall kur dy nga katër vagonët dolën nga shinat, për shkak të prishjes së një pjesë të hekurudhës.