Rusia ka nisur në Donbas ofensivën finale për marrjen e rajonit lindor të Ukrainës pohoi Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas. “Rusët janë duke grumbulluar forcat e tyre. Ende nuk kanë nisur betejat e mëdha për të cilat flitet prej ditësh, porn ë tërësi, mund të themi se faza e sulmit ka filluar”, është shprehur Denysenko i cituar nga CNN.