Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, si dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kanë prezantuar masat e parashikuara në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla. Paketa synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore dhe rritjen e bashkëpunimit mes strukturave të arsimit, rendit, shëndetësisë dhe institucioneve që lidhen me mirëqenien e fëmijëve.