Anëtarët e familjeve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 i kanë bërë thirrje Presidentit Joe Biden të qëndrojë larg ngjarjeve përkujtimore, në rast se ai nuk i deklasifikon dosjet në lidhje me sulmet. Gati 1,800 njerëz nënshkruan një letër duke i bërë thirrje atij të bëjë publike dokumente që ata besojnë se përfshijnë zyrtarë nga Arabia Saudite në sulmin fatal.