Helikopteri Marine One i Donald Trump u detyrua të bënte ulje emergjence në një aeroport të Mbretërisë së Bashkuar teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë, ndodheshin në bord. BBC thotë se helikopteri presidencial pësoi 'një problem hidraulik' teksa fluturonte drejt Aeroportit të Stansted-it nga prona e Kryeministrit britanik keir Starmer në Chequers, ku të dy ishin takuar e më pas, kishin mbajtur dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.