Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë.