Top Channel/ Moda e armëve të ftohta! Si po i “zgjidhin” të rinjtë problemet
21/01/2025 20:46

Përdorimi i armëve të ftohta së fundmi është kthyer në një trend për zgjidhjen e konflikteve tek të rinjtë. Një nga rastet e fundit ndodhi në kryeqytet një ditë më parë, ku tre vajza të moshave 22 deri në 26 vjeç u përfshin në një konflikt që agravoi në përdorimin e thikës. Dy të rejat iu drejtuan fillimisht komisariat nr.2 në Tiranë për të kallëzuar një konflikt ku ishin përfshirë në autostradën Tiranë-Durrës, por janë tërhequr më pas duke mos e përfunduar procedurën e kallëzimit. Sipas hetimeve të policisë vajzat më pas janë përleshur fizikisht duke përdorur armë të ftohta. Ngjarje të tilla sipas psikologes Arjana Muça, vijnë si rezultat i mosbesimit që të rinjtë kanë tek institucionet ligjzbatuese. “Të rinjtë e shohin si mënyrën e vetme të zgjidhjes sa konflikteve sepse mënyra e të sjellurit dhe mënyra se si ju serviren atyre modelet janë pikërisht se zgjidhja e mundshme mund të vij pikërisht nëpërmjet armës së ftohtë. Modelet janë pikërisht brenda familjes dhe rrethit shoqëror që ata kanë dhe kjo vjen pastaj edhe nga ajo që ne themi që kemi shumë pak besim te institucionet shtetërore duke parë që në shumicën e rasteve këto institucione nuk japin verdiktin ose zgjidhjen e duhur”, thotë Muça. Një tjetër faktor me ndikim të madh në mënyrën e sjelljes dhe reagimit të të rinjve kundrejt veprimeve që ju bëhen, është përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Çka sipas psikologes sjell pasoja janë të rënda. “Individët që janë përdorues të lëndëve narkotike, të alkoolit patjetër që në shumicën e rasteve zgjidhjen e konflikteve e shikojnë edhe në përdorimin e armëve të ftohta ose deri aty në marrjen e jetës së personave të tjerë. Flasim për substanca, flasim për lëndë që kanë ndikim në trurin e njeriut dhe që ndryshojnë mënyrën e të perceptuarit dhe mënyrën e të vepruarit të individit”, shton psikologja. Gjatë periudhës dhjetor 2024-janar 2025 rezulton se në vendin tonë ka pasur 14 ngjarje ku konfliktet kanë agravuar në përdorimin e armëve të ftohta si thikat.

Top Channel/ Moda e armëve të ftohta! Si po i “zgjidhin” të rinjtë problemet
21/01 20:46
Top Channel/ Festa për të rinjtë! Argëtim e informim në parkimin e sheshit Skënderbej
08/12 22:57
Top News/ Java e kulturës austriake në Shqipëri/ Një kalendar i pasur aktivitetesh në shtatë ditë
25/10 17:06
Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10 19:55
Top Channel/ Kampionia shqiptare e xhudos, vajza nga Lezha në garat ndërkombëtare
05/10 20:18
Top Channel/ Doni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Hapen sot regjistrimet, çfarë duhet të dini
02/10 21:27
Top Channel/ Regjistrimet në UBT, studentët do të paguhen me 400 mijë lekë çdo muaj
02/10 19:58
Top Channel/ Rikthehet “Portokalli” këtë të diel, interes i lartë për ta parë “live”
30/09 20:06
Top Channel/ Punë për Arditin! 45-vjeçari i lindur me nanizëm i njohur për takimin me Nënë Terezën
28/09 19:52
Top Channel/Lori Caffe në Prishtinë! Festivali i Kafesë e Çajit, Kosova mirëpret produktet cilësore
26/09 20:09
Top Channel/ “Për shqiptarët”, nis nesër programi që na bën bashkë për të dhënë shpresë dhe kurajë
26/09 20:02
Top Channel/ Festa e koranit, 1.8 milionë rasat nga peshku i rrallë u hodhën në liqenin e Ohrit
14/09 19:48
Top Channel/ Panele fotovoltaike në shkolla, Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos
11/09 19:56
Top News/ Copëza nga kultura turke në Shqipëri/ Nga Tirana në Durrës, koncerte dhe ekspozita
11/09 19:06
Top Channel/ Ayan Spirollari është talent në muzikë, por tani ka zgjedhur “Inxhinieri Mjedisi”
08/09 19:56
Top Channel/ “Të largojmë urrejtjen”, Veliaj në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” në ditën e Nënë Terezës
05/09 19:56
Top Channel/ 400 apartamente, së shpejti shorti për ngarjen e banesave në lagjen “5 Maji”
31/08 15:23
Top Channel/Siguria e ushqimeve, Ekspertët:Analiza e fruta-perimeve vetëm në laboratorë profesionalë
31/08 15:13
Top Channel/Shtëpitë e reja, punimet e fundit në lagjen 5 maji, do strehohen të pastrehët e tërmetit
30/08 15:17
Top Channel/ Flamurtari–Barcelona/ Luhet ndeshja mes yjeve të viteve 80’. Kujtohet barazimi historik
30/06 12:35
DIGITALB DIGITALB - OFERTA