Top Channel/ Mjaft me telefonata marketingu! Gati ligji i ri, si do funksionojë
03/02/2025 19:53

Telefonatat e padëshiruara të marketingut pritet të marrin fund. Qeveria shqiptare ka propozuar kufizimin e komunikimeve tregtare të pakërkuara. Përmes një projektligji që është në proces konsultimi publik parashikohet krijimi i një regjistri për shqiptarët që nuk dëshirojnë të kontaktohen nga ofruesit e shërbimeve të reklamimit. Administrator i këtij sistemi të dhënash është caktuar komisioneri për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale. “Kjo është një praktikë europiane, kryesisht bazuar në modelin francez e Italian; do të funksionojë shumë thjesht. Me miratimin e ligjit do të ketë një fushatë ndërgjegjësuese, ku cdo qytetar do të jetë i lirë të regjistrohet pranë zyrës së Komisionerit dhe ku do të deklarojë se nuk dëshiron të ketë thirrje të tilla, komunikime të cilat mund të themi që janë bërë të bezdisura për sa i përket qytetarëve, kemi pasur shumë ankesa”. Rregullat e reja synojnë të mbrojnë privatësinë dhe të zvogëlojnë riskun e keqpërdorimit të të dhënave personale. Regjistri ka si qëllim ti jap fund fenomenit shqetësues të komunikimeve promocionale apo edhe mesazheve gjatë fushatave zgjedhore nga partitë politike pa dëshirën e shqiptarëve. Ofruesit e marketingut do të duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 9:00 deri në 19:00, por duke mos shqetësuar ‘listën e personave të ndaluar’ të regjistruar në database. Komunikimet tregtare nuk do të lejohen gjatë fundjavave si dhe në festa zyrtare. “Do futet një koncept i mbrojtjes së qytetarit dhe dhënies së pëlqimit. Nëse konstatohet se nga një operator, subjekt është shkelur ligji, apo janë bërë thirrje pa pëlqimin e tyre parashikohen sanksione”. Në rast të komunikimeve të padëshiruara edhe pas emrit në regjistër, ofruesit e shërbimeve do të gjobiten deri në 1 milionë lek. Detyrim tjetër i tyre parashikohet të jetë informimi i personave gjatë telefonatës, për mundësinë e regjistrimit në regjistër me qëllim që të mos kontaktohen më.

Top Channel/ Argita dhe Jamarbër Malltezi i bashkohen protestës së studentëve
20/10 13:44
Top Channel/ BBC takime me të rinj: Çfarë mendoni se duhet t`iu mësojnë shkollat sot?!
20/10 13:44
Top Channel/ “Ju keni shtypur zërin e protestës”, protestuesit mblidhen para bashkisë Durrës
20/10 13:39
Top Channel/ Protesta në ditën e 8, blindohen dritaret e ministrive, edhe pedagogët në mbështetje…
20/10 13:24
Top News – Vrasja e vëllezërve në Kamëz. Konflikti për një mur, policia mbron familjen e autorit
20/10 13:18
Top News – Dialog??? Studentët i përgjigjen me pankarta ftesës së Ramës
20/10 13:06
Top Channel/ Protesta e studentëve, shkrimtarja Rita Petro: I mbështesim, të ulen gjakrat…
20/10 13:04
Top Channel/ Edhe gjimnazet i bashkohen protestës, pedagogët mbështesin studentët
20/10 13:01
Top News – Pamjet me dron nga protesta e pedagogëve dhe studentëve
20/10 12:56
Top News – Griset ftesa për dialog, studentët i kthejnë mbrapsht karriget e Ramës
20/10 12:55
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit
20/10 12:50
Top News – Rama zbret vetë në Bulevard. Nxjerr karriget bosh me ftesën e dialogut për studentët
20/10 12:50
Top Channel/ Gjyqi për të ndaluarit në protestë, Gjykata ka cilësuar të ligjshëm të gjitha ndalimet
20/10 12:49
Top Channel/ Dita e tetë e protestës, të rinjtë kanë lajmëruar sërish grumbullime gjatë ditës
20/10 12:48
Top Channel/ Protestë e qetë te Kryeministria/ Pedagogë dhe grupime të ndryshme i bashkohen tubimit
20/10 12:47
Top Channel/ Tubim paqësor në bulevard, pedagogët në mbështetje të protestës së studentëve
20/10 12:47
Top Channel/ Balluku zyrtarisht në akuzë nga SPAK. I komunikohen akuzat nga SPAK
20/10 12:32
‘O Zot i madh! Po jemi emigrantë/ Pse nuk e pranoni?’/ Protesta krijon debate të ashpra mes…
20/10 12:28
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, mungojnë “maskat”
20/10 12:23