Top Channel/ Miratohet projektligji për “agjentët e huaj”, shpërthejnë protestat në Gjeorgji
14/05/2024 20:40

Parlamenti i Gjeorgjisë votoi ligjin për “agjentët e huaj”, që prej javësh ka shkaktuar protesta masive në rrugët e vendit. Megjithatë, projektligji tani po përballet me një veto të mundshme nga presidenti i Gjeorgjisë, të cilin parlamenti mund ta anashkalojë duke mbajtur një votim shtesë. Miratimi i projektligjit shkaktoi protesta të ashpra jashtë parlamentit në Tbilisi, ku u mblodhën mijëra vetë. Protestuesit sulmuan policinë, teksa disa prej tyre tentuan të çanin barrierat metalike pranë godinës. Dhjetëra demonstrues morën ndihmë mjekësore, për shkak të gazit lotsjellës. Situata ishte e tensionuar edhe brenda parlamentit, me përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve pro-qeverisë dhe opozitës. Më herët, kryeministri Irakli Kobakhidze paralajmëroi se nëse autoritetet tërhiqen nga projektligji, Gjeorgjia do të humbiste sovranitetin dhe “do të kishte fatin e Ukrainës”, pa dhënë detaje se çfarë donte të thoshte me këtë deklaratë. Para se të hynte në Parlament, presidentja Salome Zourabichvili, kundërshtare e Kobakhidze, tha për BBC se do të vendoste veton ndaj ligjit. Sipas legjislacionit, mediat ose grupet e shoqërisë civile në Gjeorgji që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë vendit do të duhet të regjistrohen si “organizata që u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj”. Projektligji është dënuar nga ndërkombëtarët, që e cilësojnë një akt të frymëzuar nga Kremlini. Brukseli paralajmëroi se mund të dëmtohen edhe aspiratat e Gjeorgjisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30