Top Channel/ “Metodat e luftës së Izraelit përkojnë me gjenocidin”, OKB-ja hedh akuza të forta
14/11/2024 19:26

Metodat e luftës së Izraelit në Gazë konsistojë me karakteristikat e gjenocidit, tha një komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar Izraelin se po përdor “urinë si metodë lufte”. Komiteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara vuri në pah “numrin e madh të viktimave në mesin e civilëve dhe kushtet e rrezikshme për jetë të imponuara qëllimisht ndaj palestinezëve” në raportin e ri që mbulon periudhën që nga nisja e luftës më 7 tetor 2023, deri në korrik të këtij viti. Praktikat e luftës të Izraelit në Gazës “përkojnë me karakteristikat e gjenocidit”, tha Komiteti, i cili për dekada të tëra ka hetuar praktikat izraelite që prekin të drejtat e njeriut në territoret palestineze. Izraeli, tha Komiteti, “po përdor urinë si metodë të luftës dhe po shkakton ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë palestineze”. Gjatë fundjavës që shkoi, OKB-ja tha se uria ka kapluar veriun e Gazës. Në raportin e publikuar më 14 nëntor është dokumentuar se si fushata ajrore e Izraelit në Gazë ka shkatërruar shërbimet thelbësore dhe ka shkaktuar katastrofë mjedisore që do të ketë pasoja afatgjata në shëndet. Deri në shkurtin e këtij viti, forcat izraelite kishin përdorur më shumë se 25.000 tonë mjete shpërthyese në mbarë Rripin e Gazës, sasi që është e barasvlershme “me dy bomba bërthamore”, thuhet në raport. Komiteti tha po ashtu se është i shqetësuar nga “shkatërrimi i paprecedent i infrastrukturës civile dhe numri i lartë i viktimave në Gazë”. Numri i lartë i viktimave, sipas Komitetit, ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale nga Izraeli për të avancuar sistemet e tij të shënjestrimit gjatë operacioneve ushtarake.

Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00