Top Channel/ Mësyn i armatosur selinë e CIA-s, agjetët e FBI-së “betejë” me agresorin
04/05/2021 14:34

Një person i armatosur shkaktoi tension pai tentoi të hynte në selinë e CIA-s, por u qëllua nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit. Autoritetet njoftuan se burri, identiteti it ë cilit nuk është bërë i njohur, u pengua të hynte në hyrjen fillestare të Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Për disa orë rresht, personeli i sigurisë u përpoq të negocjonte me të për t`u dorezuar. FBI-ja sqaroi se personi "doli nga makina e tij me një armë”..." pasi përpjekjet për ta bindur me fjalë dështuan, agjentët kaluan në veprim. Subjekti u plagos dhe është transportuar në një spital për trajtim mjekësor".Më herët, një zëdhënës i CIA-s tha se ishin në dijeni të situatës jashtë perimetrit të sigurisë së kompleksit, disa qindra metra larg ndërtesës kryesore të agjencisë.“Kompleksi ynë mbetet i sigurt dhe Zyrtarët tanë të Mbrojtjes dhe Sigurisë që po punojnë rreth incidentit janë personeli i vetëm i agjencisë i përfshirë drejtpërsëdrejti", shpjegoi ai. Siguria është rritur vitet e fundit në kompleksin e CIA-s, që ndodhet Langley të Virginias, pranë një rruge me trafik të dendur.Në vitin 1993, një pakistanez, Mir Aimal Kansi, qëlloi dhe vrau dy punonjës të agjencisë dhe plagosi tre të tjerë ndërsa po prisnin për të hyrë në kompleks.Kansi ishte arratisur në Pakistan dhe u gjet dhe u arrestua katër vjet më vonë. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 2002.

Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
DIGITALB DIGITALB