Top Channel/ Mësuesit “rikthehen” në auditor! Universitetet hapin dyert për trajnimin e tyre
26/07/2026 15:10

Mësuesit pritet të ‘rikthehen’ sërish në auditor. Universitetet do të hapin dyert për trajnimin e tyre dhe drejtuesve të shkollave. Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për shprehje interesi dhe dorëzimin e ofertës ekonomike në lidhje me “Zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave mе SmartLab në teknologji, aftësi digjitale dhe inteligjencë artificiale” me fond limit mbi 5 milionë lekë. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar u ka parashtruar kërkesën 7 institucioneve të arsimit të lartë, Universitetit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës, ku vlerësohet me rëndësi roli i tyre në ngritjen e kapaciteve në shkolla. “Institucionet e arsimit të lartë ofrojnë programe të formimit fillestar të mësuesve, si diploma Bachelor dhe Master në arsim, të cilat u ofrojnë mësuesve aspirantë njohuritë, aftësitë dhe strategjitë e nevojshme pedagogjike për të qenë mësues efektivë përfshirë edhe përdorimin e teknologjisë në praktikat mësimore. 4 Institucionet e arsimit të lartë gjithashtu kanë qendrat e edukimit në vazhdim, të cilat ofrojnë trajnime të specializuara dhe të akredituara”, thotë ASCAP. Projekti i mbështetur nga Banka Botërore ka financuar 216 laboratorë SMART në 200 shkolla të arsimit fillor, e më tej ka në fokus së pari të trajnojë 252 drejtorë të shkollave dhe specialistë të Zyrave vendore arsimore për sigurinë kibernetike në përdorimin e platformave online në klasat 1-3. Nënkomponenti i dytë synon zbatimin e kurikulës së TIK-ut dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve të klasës 3-të përmes testeve dhe analizave të rezultateve, si dhe menaxhimin e sigurisë kibernetike në përdorimin e platformave online përmes trajnimit të 200 mësuesve të TIK-ut. Nën-komponenti i tretë fokusohet në zbatimin e aftësive digjitale në lëndët e tjera dhe në zhvillimin profesional të vazhduar për 800 mësuesit e arsimit fillor përmes trajnimeve të avancuara për sigurinë kibernetike në përdorimin e platformave online. Mësuesit, veçanërisht ata të TIK-ut, duhet të pajisen me njohuri dhe aftësi për përdorimin etik, të sigurt dhe efektiv të mjeteve të Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor. Kjo iniciativë do të mbështesë gjithashtu edhe pilotimin e zgjidhjeve digjitale për mësimin në distancë në shkolla me klasa kolektive, ku pjesa më e madhe e nxënësve janë nga komuniteti rom.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16