Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor, po zhvillojnë një tur në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në vendin tonë, senatorët u takuan me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe përfaqësues të opozitës. Në takimet në Tiranë, ata shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të dy senatorëve amerikanë janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.